Ditën e djeshme në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” është zhvilluar Kupa e Ikonave “Feti Dizdari”, në nderim të njërës prej figurave më të mëdha të atletikës shkodrane e shqiptare. Ajo është organizuar nga Shoqata e Atletikës “Vllaznia” në bashkëpunim me Bashkia Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikës.

Në të kanë marrë pjesë atletë të të gjitha grupmoshave, pjestarë të ekipit të Vllaznisë por edhe të tjerë të ardhur nga rrethe të tjera të Shqipërisë. Ato janë zhvilluar në disa disiplina, 50 metra, 50 metra me pengesë, 100 metra, 300 metra, 400 metra dhe 600 metra.

Gjatë organizimit të këtij aktiviteti, Shoqata e Atletikës Vllaznia ka nderuar me “Çertifikatë Mirënjohje” edhe disa prej figurave të njohura të këtij sporti, të cilët kanë kontribuar në vite për Vllazninë e konkretisht, Feti Dizdari (pas vdekjes), Marije Gjoni (Dallëndyshja), Amëljeta Hasi dhe Blerta Hasi.

Sa i takon garave, ato janë zhvilluar me rivalitet dhe rezultatet e arritura prej tyre janë si më poshtë:

50 m – U13 (Vajza)

Elisa Beshiri – Vendi i 1-rë
Lura Imami – Vendi i 2-të
Luna Rotani – Vendi i 3-të

50 m – U13 (Djem)

Endi Doda – Vendi i 1-rë
Ingli Kasapi – Vendi i 2-të
Enis Shpendi – Vendi i 3-të

50 m/p – U13 (Vajza)

Lura Imami – Vendi i 1-rë
Eden Freskina – Vendi i 2-të
Luna Rotani – Vendi i 3-të

50 m/p – U13 (Djem)

Ajan Huna – Vendi i 1-rë
Lounis Kabuni – Vendi i 2-të
Lorik Heta – Vendi i 3-të
Ergi Ahmetaj – Vendi i 3-të

600 m – U16 (Vajza)

Darsia Vathi – Vendi i 1-rë
Martina Krasniqi – Vendi i 2-të

300 m – U16 (Vajza)

Ariel Luraj – Vendi i 1-rë
Roah Bashli – Vendi i 2-të
Elois Heta – Vendi i 3-të

300 m – U16 (Djem)

Ervis Kasapi – Vendi i 1-rë
Andrea Nenshati – Vendi i 2-të
Dardan Baraku – Vendi i 3-të

600 m – U16 (Djem)

Elsar Balaj – Vendi i 1-rë
Daniel Çela – Vendi i 2-të
Rajan Cundu – Vendi i 3-të

300 m – U20 (Femra)

Danjela Gila – Vendi i 1-rë

300 m – U20 (Meshkuj)

Enes Koçi – Vendi i 1-rë
Elizeo Spathari – Vendi i 2-të
Kristian Rushaj – Vendi i 3-të

600 m – U20 (Femra)

Ajla Doda – Vendi i 1-rë

600 m – U20 (Meshkuj)

Sidrit Kopliku – Vendi i 1-rë
Oldi Koçi – Vendi i 2-të

100 m – Meshkuj

Enes Koçi – Vendi i 1-rë
Elizeo Spathari – Vendi i 2-të
Rigers Haxhia – Vendi i 3-të

100 m – Femra

Phoebe Mustafaraj – Vendi i 1-rë
Elisa Beshiri – Vendi i 2-të
Antonita Çuni – Vendi i 3-të

400 m – Meshkuj

Nikolas Ndoja – Vendi i 1-rë
Ingli Kasapi – Vendi i 2-të
Enis Shpendi – Vendi i 3-të

Ndërkohë, ditën e premte me datë 17 tetor në ora 16:00 po në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” do të zhvillohet një tjetër aktivitet. Këtë herë bëhet fjalë për Kupën e Ikonave “Vildan Tufi”, e emërtuar ndryshe edhe si “Dita e kërcimeve”, në emër të ish- trajnerit të shquar të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare.(www.shkodrasport.com)