Shkodra U-19 është rikthyer tek fitorja në ndeshjen e rradhës ndaj Kukësit, duke mposhtur këtë ekip me rezultatin 3-1. Ekipi i trajnerit Ersi Çaku shfrytëzoi situatat dhe mundësitë që iu dhanë përpara portës kundërshtare, duke shënuar tre gola, një në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë, për Shkodra U-19 goli i shënuar erdhi nga Curraj në minutën e 22-të. Ndërkohë, në fundin e këtij fraksioni, miqtë nga Kukësi barazojnë gjithçka dhe pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në 45-minutëshin e dytë, Hoxhaj dhe Curraj shënuan edhe dy gola të tjerë, me të dytin që kompletoi dopietën e tij në këtë ndeshje. Kështu, gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të Shkodra U-19, me ekipin e trajnerit Ersi Çaku që u rikthye tek trepikëshi.
Pas kësaj fitoreje, Shkodra U-19 renditet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 21-pikëve në 20-ndeshje të luajtura deri më tani. Ndërkohë në sfidën e rradhës, Shkodra U-19 luan një ndeshje vendimtare ndaj Akademisë Shqiponja në fushën sportive në Shtoj, teksa deri në fund janë edhe dy duele për ekipin shkodran, përfshirë këtu edhe ndeshjen e javës së ardhshme. /Maringlen ZHIVANI/
U-19: Shkodra-Kukësi 3-1
Golat për Shkodra U-19: Curraj 22’, 60’, Hoxhaj 51’
Formacioni i Shkodra U-19: Shkambaj, Nikaj, Rroshullaku, Shabaj, Pjetracaj, Agraja, Hoxhaj, Curraj, Luani (Ujka 37’), Hyseni, Zaganjori (në dispozicion: Gëlqerja) Tr: Ersi Çaku
Arbitër: Indrit Myrtja