Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodranët Gocaj dhe Sukaj pranë rikthimit te Flamurtari

Shkodranët Gocaj dhe Sukaj pranë rikthimit te Flamurtari

Olsi Gocaj dhe Xhevahir Sukaj mund të rikthehen te Flamurtari. Si mbrojtësi 31-vjeçar, ashtu edhe sulmuesi i njohur janë takuar me presidentin Sinan Idrizi.

Ky i fundit, siç raporton shtypi i shkruar, u ka kërkuar rikthmin në skuadër për të dhënë kontributin e tyre për kuqezinjtë. Ekipi vlonjat gjendet në vendin e shtatë në tabelën e kalsifikimit të Grupit B në Kategorinë e Parë.

Merkato e klubit të Flamurtarit vijon të jetë e bllokuar për shkak të borxheve të shumta. Megjithatë për dy lojtarët e sipërpërmendur ekziston mundësia për t’iu bashkuar pa asnjë peripeci vlonjatëve. Sezonin e shkuar ata ishin pjesë e Flamurtarit dhe pas largimit nga kuqezinjtë nuk janë bashkuar me asnjë ekip tjetër.

Duke qenë se janë lojtarë të lirë, rregullorja e lejon që ata të mund të federohen sërish me ish-skuadrën. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa duhet theksuar se ekipi vlonjat është përqëndruar maksimalisht te elementët e rinj./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments