Në një postim që kanë bërë në rrjetet sociale, janë ultrasit e Vllaznisë që kanë postuar videon e ndeshjes, Laçi-Bylis, ku Xhixha bën ndërhyrjen horror ndaj lojtarit të Bylisit, Kreshnik Nebihi dhe gjyqtari që ndjek aksionin shumë afër, kryesori Shahini nuk ka dhënë as të verdhë, ndonëse është e kuqe me rregullore!

Madje, në saj edhe të asaj ndërhyrje kasaphanë, Nebihu ka lënë ndeshjen në pjesën e dytë, ndërsa nuk kanë munguare dhe komentet e shumta, ndërsa gjyqtari që e sheh aksionin nuk ka dhënë as kartonin e verdhë në atë moment.

Por, nuk ka munguar edhe komenti epic nga Skerdi Bejzade, ish-sulmuesi mjaft i spikatur në Superioren tonë, pjesë e skuadrave më në zë si: Elbasani, Dinamo, Partizani apo dhe Vllaznia.

Madje, Bejzade ironizon dhe u këshillon shkodranëve që nëse duan të dalin kampionë të shkojnë të flasin me Laçin….

Më poshtë postimi si dhe komenti që ka bërë Skerdi Bejzade…