
Sulmuesi shkodran Bekim Bala është shpallur “Talenti i Vitit” nga shoqata sportive “Sporti na bashkon”. Shpallja zytrare do të bëhet të martën në orën 12.00 në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Sulmuesi i Tiranës ka mbledhur pikë më shumë se gjithë sportistët e tjerë të rinj që janë evidentuar nga kjo shoqatë dhe që janë vlerësuar me pikë nga një votim i bërë me gazetarët sportiv. Lajmi merret vesh nga burime pranë organizatorëve. Shpallja “Talenti i Vitit” sigurisht që është një sukses për këtë sulmues të talentuar i cili ka qenë ndër pikat më të forta të Tiranës në sezonin e fundit duke qenë protagonist me gola si në kampionat ashtu edhe në kupë, madje me golin e tij përcaktues, ai i dha fitoren e Kupës së Shqipërisë në finalen ndaj Skënderbeut. Nga sa mësohet, ndër 5-6 sportistët e përzgjedhur si më të mirit e vitit, përveç Balës ka edhe futbollistë të tjerë shkodranë por që për fat të keq nuk luajnë me Vllazninë por me skuadra të tjera. Ceremoninë e nesërme do ta drejtojë gazetari i njohur sportiv Dëfrim Methasani ndërkohë që pritet të jenë të pranishëm edhe shumë personazhe të sportit nga Shkodra.
www.shkodrasport.com