Gjithçka ka ndodhur brenda pak orësh. Presidenca e klubit të Kukësit ka shqyrtuar kandidaturën e Armando Cungut për postin e trajnerit të skuadrës së tyre dhe pa vonuar shumë është marrë vendimi që ai të jetë trajneri i tyre i ardhshëm. Lajmi është konfirmuar për www.shkodrasport.com nga vetë presidenti i këtij klubit Safet Gjici që ka thënë: “Biseduam me Cungun, u bindëm nga projekti i tij dhe pasi e diskutuam dhe me bordin, vendosëm ta emërojmë atë trajnerin e ri të Kukësit. Duke nisur nga dita e nesërme kur do bëhet prezantimi zyrtar, ai do nisë punën për ndërtimin e skuadrës së re”. Në fakt, takimi i parë i presidentit Gjici me Cungun ka qenë pasditen e sotme në Tiranë. Ata kanë biseduar për gati dy orë dhe në fund të takimit ndonëse paraprakisht është rënë dakord, mes palëve është lënë që vendimi përfundimtar do të merrej brenda një apo dy ditëve pasi të mblidhej bordi drejtues i klubit dhe të merrej pëlqimi i të gjithëve. Por gjërat nuk kanë zgjatur shumë. Presidenti Gjici dhe kolegët e tij donatorë të skuadrës kukësiane, janë mbledhur sonte dhe kanë marrë vendimin për të emëruar 39 vjeçarin shkodran për të drejtuar skuadrën e Kukësit për sezonin e ri. Nesër në orën 12.00 do të jetë edhe takimi zyrtar i emërimit në Cungut në këtë detyrë. Në këtë mënyrë, pas mosrealizimit të dëshirës për të marrë drejtimin e Vllaznsië, do ta nisë punën si trajner i parë pikërisht me debutuesen e Superligës- Kukësin.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Lajmi i fundit: Armando Cungu emërohet trajner i ri i Kukësit