elajdi Pusi shënoi golin e parë për këtë kampionat pikërisht dje, kur vulosi fitoren 2-0 të Skënderbeut ndaj Skënderbeut. Sulmuesi shkodran, në bisedën për “Panorama Sport” pas ndeshjes, theksoi se ekipi nuk do të dorëzohet derisa matematika ta mbajë në lojë.

“Ishte një fitore që na kishte munguar dhe më vjen mirë që ia dolëm. Nuk jemi dorëzuar, jemi akoma në lojë. Është e rëndësishme që ky ekip di se si të motivohet edhe në kushte të tilla.

Po bëjmë vërtet ndeshje të mira, nuk e meritojmë pozicionin në renditje. Kjo fitore na mban ende në lojë, duke na rritur disi përqindjen e shanseve.

Është e vështirë, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund. Goli? Është një lehtësim. Kishim kohë që nuk shënonim, bashkë me Mensah”, deklaroi Pusi.