Ne fillim si titullar, tashme edhe si golashenues, ndonese luan ne mbrojtje. Ky eshte shkodrani 20 vjeçar Eslit Sala i cili sonte ka shenuar te parin gol per ekipin e tij La Valletta.
Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e javes se gjashte te kampionatit maltez te futbollit, ate qe ekipi i tij ka luajtur ne transferte ndaj Santa Lucia.
Ka qene minuta e 41-te e ndeshjes kur Sala ka goditur sakte me koke nje top te ardhur nga nje top te ardhur nga goditja e denimit dhe e ka derguar ate ne rrjete.
Skuadra e futbollistit shkodran ne fakt ka qene e pafat sepse dy minuta para fundit Santa Lucia ka arritur te barazoje dhe i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 1-1.
Ajo qe ka rendesi eshte se Eslit Sala tashme eshte shnderruar ne protagonist te padiskutueshem per ekipin e La Vallettes dhe sigurisht qe ai ka ende shume per te dhene per kete skuader./SHKODRA-SPORT.COM/