Mbreme ne Dublin eshte luajtur ndeshja e turit te trete te “Conference League” ne mes Shamrock Rovers dhe Teutes se Durresit.

Prania e Edi Martinit ne krye te kesaj te fundit, eshte shfrytezuar nga futbollisti shkodran i Akademise se klubit irlandez per te bere nje foto sebashku ne ambjentet e stadiumit ku eshte luajtur ndeshja.

Kjo padyshim qe e ka lumturuar pa mase 16 vjeçarin me origjine nga Shkodra, i cili vertete nuk e ka pare duke luajtur ne fushe Martinin, por ka degjuar shume te flitet per te nga i ati- Altini.

Justin eshte nje nga futbollistet e talentuar te ekipit U17 te Akademise se Shamrock Rovers dhe njekohesisht eshte pjese e rendesishme e kombetares se kesaj grupmoshe te Irlandes.

Nderkohe “SHKODRA SPORT” meson se paraditen e sotme, Ferizajt i ka ardhur ftesa edhe per kombetaren U18, pikerisht per dy miqesoret qe ajo do te zhvilloje ne Budapest ndaj Hungarise nga datat 14-20 gusht. Karriera e tij po vijon te ngjitet dhe padyshim qe ky eshte nje lajm i mire per mesfushorin me origjine nga Shkodra./SHKODRA-SPORT.COM/