Ish futbollisti i Vllaznise, Sedat Berisha prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Dritës së Gjilanit, njofton ‘infOSport.mk’.

Mbrojtësi shkupjan te skuadra kampione e Kosovës pritet të prezantohet gjatë ditës së nesërme, ndërsa te Drita do të rigjejë nje tjeter ish- futbollist te Vllaznise, Erjon Vucajn.

Ndodh edhe keshtu ne futboll. Ata nuk arriten ta shpetojne skuadren shkodrane qe te mos binte nga Superliga sezonin e kaluar ndersa sivjet pretendojne ta shpallin serish kampion Driten e Gjilanit.

Interesant eshte ne fakt çeshtja e shqiptarit te Maqedonise Sedat Berisha i cili erdhi me buje janarin e kaluar tek Vllaznia, por nuk arriti te lere gjurme tek ajo.

Ne veren e vitit qe shkoi, e çoi klubin shkodran ne Dhomen e Zgjidhjes se Konflikteve sepse deshironte te shkonte tek Tirana, por edhe atje zhgenjeu dhe e larguan.