...
HomeKRYESOREShkodrani Kumbulla vlerësohet maksimalisht, italianët e krahasojnë me De Ligt

Shkodrani Kumbulla vlerësohet maksimalisht, italianët e krahasojnë me De Ligt

Marash Kumbulla po shënon emrin e rij me germa të mëdha në futbollin italian. Futbollisti shqiptarë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e zhvilluara deri më tani me skuadrën e Veronës.

Pavarësisht se humbën me rezultatin 1-0, mbrojtësi i kombëtares bëri një paraqitje dinjitoze kundër Milanit në kampionat, duke u shpallur dhe lojtari më i mirë për skuadrën e tij në atë ndeshje.

Megjithëse Verona  po luante me një lojtar më pak, për pjesën më të madhe të ndeshjes, kuqezinjtë ishin të “asfiksuar” në mbrojtjen kundërshtare. Vlerësimet e mëdha nuk mungojnë dhe këtë herë vijnë nga “Optas”.

Kjo e fundit e barazon Kumbullën së bashku me De Ligt, duke i konsideruar si dy qendërmbrojtësit më të mirë të rinj në Itali për momentin. Madje në këtë fundjavë do të ketë edhe një ndeshje mes tyre së bashku, pasi Juventusi do të përballet me Veronën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.