Para ndeshjeve të turneut eliminator që do të zhvillohet në Portugali, aty ku Kombëtarja e Shqipërisë U 17 do të luajë tre ndeshje, në konferencë për shtyp ka dalë kapiteni Mario Mitaj.

Ai eshte shprehur se turneu do të vlerësohet maksimalisht pasi kanë kohë që punojnë për këtë moment dhe shpresojnë të përfaqësojnë sa më mirë Shqipërinë.

“Situata është shumë e mirë besoj se jemi mirë dhe duam të vazhdojmë kështu. Çdo ditë kemi dy stërvitje dhe shkojmë shumë mirë. Rëndësia e turneut? Është turneu më i rëndësishëm në këtë vit se kemi bërë shumë grumbullime vetëm për këtë moment.

Normalisht ky është grumbullimi më i rëndësishëm. Elementë me potencial? Po normalisht, ka shumë lojtarë që do vazhdojnë edhe më lartë. Ka elementë shumë të mirë”, u shpreh Mitaj.