‘Hysaj mirë, Hysaj keq’, kjo është fjalia që po përdoret çdo ditë në mediat italiane për të përshkruar mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj i cili që nga ardhja e Ançelotit të krye të stolit napolitan, nuk po kalon një moment të mirë.

Përveç se ka humbur vendin e titullarit dhe besimin e trajnerit, shpesh herë Hysaj zëvendësohet në pjesën e dytë duke treguar se Ançeloti për kërkon më shumë nga Malkuit apo të tjerët e atij roli.

Megjithatë, paraqitja e fundit e Hysajt ndaj SPAL-it, duket se i ka lënë të kënaqur napolitanët, megjithëse ruajnë ende rezerva dhe kritika për të. Mediat italiane shkruajnë për shkodranin se e ndjen shumë presionin e lojës dhe të tifozëve e se kërkon që të bëjë pasa sa më të sigurta edhe pse të shkurtra.

Sa i përket aksioneve të ndërmarra ose të krijuara nga mbrojtësi shqiptar, mediat italiane shkruajnë se Hysaj e jep ndihmën e tij, por çuditërisht jep më shumë ndihmë pasi Napoli të ketë kaluar në avantazh.

“Ai jep një mbështetje të madhe për të kaltrit, por paradoks është fakti që këtë mbështetje e jep pasi rezultati të jetë 1-0 në favor të Napolit”, shkruan një nga gazetat italiane. /VipSport/