Një shprehje vërtetë interesante e një njeriu që i ka për zemër këto dy skuadra. Ka vazhduar të bëjë tifo për Liverpulin edhe në ditët kur nuk ka qenë mirë dhe jo më sot kur po kalonte momente të shkëlqyera. E njëjta gjë edhe për Vllazninë të cilën e ka ndjekur kudo dhe rikthehet të bëjë tifo për të edhe tani që ajo është në kategorinë e parë.

E kemi fjalën për humoristin e njohur shkodran Nexho Shabani. Ai ka qenë i pranishëm ditën e shtunë në fushën “Reshit Rusi” për të ndjekur ndeshjen Veleçiku- Vllaznia dhe në fund të saj, nuk ka hezituar të shkojë edhe në dhomat e zhveshjes për t’i uruar futbollistët shkodranë.

Në këto momente ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për “Shkodra Sport” ku thotë: “Jam duke kujtuar vitet e mëparshme, e kam ndjekë 50 vjet Vllazninë, në tana stadiumet e Shqipërisë. Për Vllazninë kam dubulesë. Vllazni e Liverpul ka bota”.

Meqë jemi në ditë festash, Nexhoja ka edhe një urim për ekipin e tij të zemrës teksa shprehet: “Vllaznisë për festa e për Vit të Ri i uroj jetë e shëndet, stërvitje sa ma të mbarë, dëmtime sa më të vogla dhe shëndosh, edhe 6 muaj në…Superligë. E pastaj me dal direkt, kampiona të Shqipërisë”.

Për më tepër ndiqni më poshtë videon e Nexho Shabanit: