Në ndeshjen e rradhës të kampionatit malazez të futbolliT, atë të javës së 13-të, nuk ka shënuar gol, megjithatë ka zënë një vend në 11-shen më të mirë të tij.

E kemi fjalën për futbollin shkodran Ndue Mujeci. Sulmuesi ka dhënë një kontribut të madh në fitoren 1-0 të ekipit të tij Jezero në transfertë ndaj Sutjeskës së Nikshiqit.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Pavloviç në fundin e pjesës së parë, megjithatë vlerësimet më të mëdha tek skuadra e Jezeros i ka marrë Mujeci që ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare.

Me këtë fitore, ekipi i futbollistit shkodran është ngjitur në kuotën e 18 pikëve dhe mban vendin e pestë në renditje, duke qenë vetëm një pikë larg ndaj FK Podgorica që mban vendin e tretë.

Ndërkohë Deçiçi i Tuzit vazhdon paraqitjet e tij të mira dhe ndonëse këtë javë ka barazuar 0-0 në fushën e tij ndaj Zetës, mban vendin e dytë në renditje dhe ajo çka është më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin se tuzianët në 13 javë kampionat nuk kanë humbur asnjë ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/