✍️ Shkruar nga Gjergj KOLA

Portieri shkodran Raffaele Huli ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e rradhës të Juventus U19 të vlefshme për “UEFA Youth League”, atë të luajtur pasditen e djeshme në Norvegji ndaj Bodo/ Glimt dhe të fituar nga torinezët e rinj me rezultatin 6-2.

17 vjeçari shtatëlartë i lindur në Itali, por me origjinë nga kryeqendra e Veriut të Shqipërisë është një pikë referimi në portën e Juventus dhe drejtuesit e Akademisë dhe ato të klubit besojnë shumë në aftësitë e tij dhe e projektojnë si njeriun e duhur për portën e tyre në të ardhmen.

Të gjitha të dhënat janë fantastike dhe flasin në favorin e tij dhe Huli në çdo ndeshje i tregon këto vlera në mënyrën më të mirë të mundshme. Të njëjtën gjë bëri edhe dje në ndeshje ndaj kundërshtarit norvegjez, ndeshje e cila duhet thënë se u luajt në kushte aspak të mira atmosferike.

Megjithatë Huli u shfaq në lartësinë e duhur duke e ndihmuar Juventusin të dalë i fituar nga kjo ndeshje. Ndërkohë lojtari tjetër i kombëtares U19 të Shqipërisë- Arman Durmishi, u fut si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes, pikërish në minutën e 71-të.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”