Ne Tetove ndoshta ka patur edhe prej atyre qe u gezuan fillimisht kur moren vesh lajmin e para pak diteve se Sindrit Guri mund te rikthehej tek Vllaznia. Por dje po ato mund te jene penduar qe kane menduar ne ate menyre.

Sulmuesi shkodran i ka nderuar serish teksa ka shenuar golin e dyte, ate qe i dha fitoren 2-1 Shkendise se Tetoves ne ndeshjen e turit te dyte te “Conference League” ndaj ekipit letonez Valmiera.

Tetovaret kaluan te paret ne avantazh qe ne minuten e 9-te me ane te Doriev por me pas vendasit barazuan dhe pjesa e pare u mbyll ne shifrat 1-1, duke lene gjithçka te hapur per 45 minutat e dyta.

Por ne minuten e 63-te do te ishte pikerisht goli i Gurit qe i dha fitoren skuadres shqiptare te Maqedonise se Veriut e cila hedh kesisoj nje hap shume te rendesishem per kalimin ne turin e trete te “UEFA Europa Conference League”.

Kujtojme qe per kete lojtar pati shprehur interes jo vetem Vllaznia por edhe Partizani e ndonje skuader tjeter dhe ne kete menyre tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete e ardhmja e tij pas ndeshjeve europiane./SHKODRA=SPORT.COM/