Shkëndija e Tetovës ka fituar sot takimin e javës së 19-të në Ligën e Parë të Maqedonisë kundër Strugës dhe protagonist në këtë fitore ka qenë sërish sulmuesi i saj shkodrani Sindrit Guri.
Kampionët në fuqi të vendit kanë fituar me shifrat 3-1, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, shkodrani Sindrit Guri, i cili shënoi golin e dytë në rrjetën e mysafirëve nga Struga.
Për Gurin, i cili te Shkëndija erdhi nga futbolli belg, është goli i tetë me fanellën e skuadrës tetovare. Golat e tjerë në këtë ndeshje për Shkëndijën u shënuan nga Elezi dhe Hasani me penallti.
Deri më tani, sulmuesi shkodran Sindrit Guri po zhvillon një kampionat të mirë me Shkëndijën, teksa në 12 ndeshje ka shënuar 8 gola.
Maringlen ZHIVANI