Vllaznia në volejboll për femra është rikthyer te fitoret në javën e 9-të të kampionatit. Në ndeshjen e kësaj jave, atë të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Flamurtarit.

Ka qenë një takim i kontrolluar nga vajzat shkodrane, të cilat i kanë fituar pa shumë vështirësi dy setet e para me shifrat 25-11 dhe 25-14.

Diçka më ndryshe ishte seti i tretë që do të mbyllej 27 me 25 po për Vllazninë, që kësisoj e mbyll ndeshjen me një fitore të pastër, 3-0.

Në javën e dhjetë të kampionatit, Vllaznia do të udhëtojë drejt Korçës për t’u ndeshur me Skënderbeun dhe padiskutim që objektiv do të jetë fitorja, megjithatë pritet të jetë një ndeshje jo e lehtë për vajzat e Vllaznisë.
Maringlen ZHIVANI