Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkoi për pushime në Itali, zhduket në liqen futbollistja shqiptare

Shkoi për pushime në Itali, zhduket në liqen futbollistja shqiptare

Me mbylljen e shumë kampionateve futbolli, si për meshkuj ashtu edhe për femrat, sportistët kanë shfrytëzuar këto ditë për të kaluar pushimet. Këto ditë, mund të kthehen në tragjedi për futbollisten shqiptare, Florijana Ismaili e cila luan me fanellën e Zvicrës dhe shihet si mesfushoret më të mira te helvetët.

24-vjeçarja shqiptare së bashku me disa shoqe të saj kishin vendosur të shkonin në liqenin e Komos në Itali për të kaluar disa ditë pushimi. Futbollistja shqiptare ka hyrë në ujë, por më pas ka rënë alarmi duke njoftuar se ajo është zhdukur pasi nuk po dilte më .

Polumbarët kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur trupin e 24-vjeçares që raportohet se është zhdukur ditën e djeshme rreth orës 16:30. Pavarësisht kërkimeve në liqen, ka qenë e pamundur që të gjendet trupi i saj ndërkohë që janë ndërprerë kërkimet ditën e djeshme dhe kanë nisur sot në mëngjes, por ende nuk ka informacion në lidhje me Ismailin.

Sakaq, polumbarët raportohet të jenë ende në liqen duke kërkuar për trupin e futbollistes 24-vjeçare e cila përveç Zvicrës, aktivizohet dhe me Jang Bojsin. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments