Kontrata e Paolo Dibalës është kthyer në çështje tek Juvja pasi sulmuesi argjentinas prej kohësh po i reziston rinovimit.

Së fundmi, pretendimet e Paolo Dibalës për kontratën e re kanë kaluar në një nivel tjetër, duke kërkuar të shikohet i barabartë si të gjithë shokët e skuadrës. Motivi? Dibala paguhet 7 milionë euro në sezon aktualisht, dhe kontrata e re që Juve i ka afruar nuk i kalon 9 milionë eurot në sezon.

Pretendimet e Dibalës janë të paguhet sa shoku i skuadrës, Mathijs de Ligt që fiton 8 milionë euro në sezon, por së bashku me bonuset shkon në 14 milionë euro.

Juventusi duke gjithnjë e më larg yllit të saj i cili këtë vit duket se ka rifituar formën e tij nën drejtimin e Maks Alegrit duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 1 asist në dy ndeshje.