Në Kategorinë e Parë ka klube që janë të mirë organizuar, jo vetëm pretendentët por edhe skuadra të tjera, por ka edhe nga ato që vuajnë në këtë aspekt. E gjitha për shkak të financave. Iliria e Fushë-krujës sezonin e shkuar për pak sa nuk ra në Kategorinë e Dytë.
Por, viti që vjen pritet që të jetë shumë i vështirë për ekipin fushë-krujas, pasi të gjithë lojtarëve që ishin pjesë e skuadrës në vitet e fundit janë pa kontratë. Ata kanë nisur që të shohin për ofertat në adresë të tyre dhe më shumë gjasa mund të largohen.
Nga sa bëhet e ditur, pjesa më e madhe do të “stacionohen” në skuadra të Kategorisë së Parë, por ka edhe nga ata që mund të firmosin në Superiore…/vipsport/