Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkruhet historia në Norvegji, fiton titullin pas 34 vitesh pritje me vetëm...

Shkruhet historia në Norvegji, fiton titullin pas 34 vitesh pritje me vetëm një pikë më shumë

Viking është kampioni i Norvegjisë për vitin 2025 dhe sezonin e fundit. Ky ekip duhet të priste plot 34 vite për t’u shpallur sërish kampion. Në ndeshjen e fundit, Viking fitoi në shtëpi 5-1 ndaj Valerenga, duke e mbyllur renditjen përfundimtare me 71 pikë, 1 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Bodo/Glimt.

Me përfundimin e ndeshjes, e gjithë fusha u zaptua nga tifozët, ku sigurisht festa e madhe nuk mungoi as në rrugët e qytetit. Viking është një klub profesionist futbolli norvegjez nga qyteti i Stavanger. SHIKOVIDEON

Klubi u themelua në vitin 1899. Është një nga klubet më të suksesshme në futbollin norvegjez, duke fituar nëntë herë titullin kampion dhe 6 herë Kupën e Norvegjisë, më së fundmi në vitin 2019. Viking ka luajtur më shumë ndeshje në ligën e parë pra në elitë se çdo klub tjetër në Norvegji.

Viking siguron të drejtën për të marrë pjesë në play-offin e Champions League për seoznin e ardhshëm. Në rast se eliminohet në play-off, e ka të sigurt pjesëmarrjen në grupet e Europa League.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments