Besëlidhja ka mposhtur sot 3-0 ekipin e Korabit. Në fakt, të dyja skuadrat e kishin si finale, pasi sfida e sotme përcaktonte vendet 3 dhe 4 në tabelën e renditjes në zonën “Play-Off” në Grupin A.

E. Hoxha fillimist ka realizuar golin e parë për vendasit, e më pas O. Kamara si dhe D. Balaj kanë vulosur fitoren e skuadrës lezhjane ndaj dibraanëve, në ndeshjen e planifikuar që të luhej të shtunën, por që është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

Siç shikohet, golin e trete te ketij takimi e ka shenuar ish- futbollisti i Vllaznise Denis Balaj i cili vetem pak kohe me pare u shkeput nga ekipi shkodran per t’iu bashkuar lezhjaneve me te cilet ka shenuar tashme edhe golin e pare.

Lezhjanët kanë shënuar 3 gola dhe janë renditur në vendin e tretë, ndërsa Korabi e mbyll fazën e dytë në vend të katërt. Ja si do të jetë faza e tretë për zonën “Play-Off” në Grupin A të Kategorisë së Parë.

Java 19

Korabi-Vllaznia

Besëlidhja-Erzeni

Dinamo-Pushim

Java 20

Vllaznia-Dinamo

Erzeni-Korabi

Besëlidhja-Pushim

Java 21

Vllaznia-Besëlidhja

Dinamo-Korabi

Erzeni-Pushim

Java 22

Dinamo-Erzeni

Korabi-Besëlidhja

Vllaznia-Pushim

Java 23

Besëlidhja-Dinamo

Erzebi-Vllaznia

Korabi-Pushim

Java 24

Vllaznia-Korabi

Erzeni-Besëlidhja

Dinamo-Pushim

Java 25

Dinamo-Vllaznia

Korabi-Erzeni

Besëlidhja-Pushim

Java 26

Besëlidhja-Vllaznia

Korabi-Dinamo

Erzeni-Pushim

Java 27

Erzeni-Dinamo

Besëlidhja-Korabi

Vllaznia-Pushim

Java 28

Dinamo-Besëlidhja

Vllaznia-Erzeni

Korabi-Pushim