Numri i futbollisteve qe vijojne pasionin e tyre per futbollin ne rolin e trajnerit, shtohet gjithnje e me shume. I rradhes qe ka zgjedhur kete rruge eshte ish- futbollisti i Vllaznise Mario Kola.

Ai mesohet se prej pak ditesh ka nisur punen si trajner moshash tek Akademia Basania. Kjo gje behet e ditur nga vete kjo e fundit permes nje postimi te bere pasditen e sotme ku shkruhet:

“Stafit të trajnerëve të Akademisë tonë prej pak ditësh i është shtuar edhe një emër tjetër. Bëhet fjalë për Mario Kolën.

Ai është rritur tek Akademia Vllaznia e më pas ka luajtur për dy vite me me ekipin Vllaznia B, më vonë edhe me Adën, ndërsa tani i ka hyrë rrugës së trajnimit.

Kola ndjek po ashtu edhe studimet në Fakultetin e Edukimit Fizik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe përpos tyre tashmë cv-ja e tij do të plotësohet edhe me atë të trajnerit.

Basania FC i ka hapur dyert dhe i uron mirëseardhjen në gjirin e saj!”