Liga e Kampioneve ka mësuar sot rrugëtimin e saj drejt finales së madhe të 1 qershorit. Në shortin që u hodh në Nion të Zvicrës janë caktuar fillimisht ndarja në çifte e 8 skuadrave të mbetura në garë për çerekfinalet e turneut, me sfida që do të jenë padyshim mbresëlënëse si ato të turit të mëparshëm që prodhuan përmbysje dhe surpriza të jashtëzakonshme.

Shorti është i hapur në këtë fazë të turneut, me çdo ekip që mund të përballet e me njëri-tjetrin dhe ekzistojnë mundësi të mëdha që të ketë një përplasje mes anglezëve, pasi në vazo janë të vendosura 4 skuadra angleze kundrejt 1 spanjolle, 1 italiane, 1 holandeze dhe 1 portugeze.

Pas hedhjes së këtij shortit, do të përcaktohet edhe rruga drejt gjysmëfinales me një short të dytë, në mënyrë që çdo skuadër të ketë të qartë edhe cilët janë kundërshtarët më të mundshëm drejt finales së Madridit që mbyll turneun.

Shorti:

Çerekfinalet:

Ajaks-Juventus

Liverpul-Porto

Totenhem-Mançester Siti

Barcelona-Mançester Junajtid

Gjysmëfinalet:

Totenhem-Mançester Siti / Ajaks-Juventus

Barcelona-Mançester Junajtid / Liverpul-Porto