Pas nje jave ne stadiumin “Loro Boriçi” do te zhvillohet ndeshja e shumepritur ne mes Shqiperise dhe Turqise e cila do te hape edhe eliminatoret e Kampionatit Europian te vitit te ardhshem.

Kombetarja shqiptare do te synoje fitoren ne kete takim, por te njejten gje do te kerkoje edhe ajo turke. Kjo e fundit pritet të ketë një mbështetje të madhe edhe nga tifozët e saj, të cilët do të jenë në një numër të konsiderueshëm në Shkodër më 22 mars (ndeshja nis prej orës 20:45).

Sipas asaj çfare raporton “SportEkspres.com”, bëhet me dije se deri më tani janë shitur 1000 bileta për tifozët miq, por ky numër pritet të rritet dhe të shkojë në rreth 2500-3000.

Pas skocezëve, që ishin të shumtë në Shkodër në sfidën e Nations League, tanimë është radha e turqve për të ardhur në masë në vendin tonë. Ndërkohë tifozët kuqezi nuk është se kanë vërshuar për të siguruar një biletë për Shqipëri-Turqi.Si zakonisht, ditët në prag të ndeshjes rriten edhe kërkesat për bileta. Sigurisht që pjesa më e madhe e stadiumit do të jetë e mbushur.

Megjithate pritet qe stadiumi “Loro Boriçi” te jete i mbushur edhe kete here dhe padyshim qe tifozeria kuqezi do te mbeshtese skuadren e drejtuar nga Panucci per te marre nje fitore e cila do te ishte shume e rendesishme.