Ndonëse është vendosur që kampionatet kombëtare të basketbollit, si për femra ashtu edhe për meshkuj, do të nisin më datë 27 tetor, shorti për to ende nuk është hedhur. Një situatë kjo paksa absurde megjithatë ky është realiteti. Nga zyrat e Federatës ende nuk ka një datë të saktë në lidhje me këtë por me shumë mundësi shorti do të hidhet të hënën. Merret vesh se në krahasim me sezonin e kaluar është rritur numri i ekipeve pjesmarrëse ndërsa po ashtu janë ndryshuar edhe disa rregulla të tjera nga ana e Federatës. Në klubin shkodran janë mërzitur disi nga kjo shtyrje e pafund e nisjes së kampionateve.
Ekipet e drejtuar nga trajnerët Bledar Gjeçaj dhe Rajmond Rasha duken gati për nisjen e tyre. Më pretendime duket se kanë meshkujt të cilët janë përforcuar disi edhe me ardhjen e Taraboshit nga Teuta. Vetë trajneri Gjeçaj duke folur për shortin e kampionatit të ri, ka dëshiruar të thotë se për të më mirë do ishte që ndeshja e parë të luhej në Shkodër me ekipin Kamza Basket, një nga ekipet pretendente të këtij kampionati. Kujtojmë këtu edhe faktin tjetër që Gjeçaj këtë sezon do të ndihmohet në pankinë nga dy emra të njohur të basketbollit shkodran si Astrit Zaganjori dhe Beniamin Idrizi.
www.shkodrasport.com