Mbrëmjen e djeshme Juventusi mposhti 2-1 në finalen e Kupës skuadrën e Atalantës duke fituar kështu trofeun për herë të 14-të në historinë e klubit.
Festa e lojtarëve bardhezi pas ndeshjes ishte e madhe teksa nuk munguan dhe postimet e shumta të futbollistëve të “Zonjës” në rrjetet sociale.
Postimi i mbrojtësit Leonardo Bonuçi ishte ai që ndezi më shumë polemika pasi shkak u bë një “like” nga ana e mesfushorit kuqezi Hakan çalhanoglu pasi më parë italiani kishte postuar një foto duke puthur Kupën.
Menjëherë fansat kanë vërshuar në lumë kritikash ndaj turkut, i cili është përfolur jo pak për një kalim tek rivalët e Juventusit.