Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer marrëveshjen mes ish-trajnerit të Realiut dhe klubit gjerman. Edhe pse ende nuk ka asnjë firmë.

Pasi kanë marrë refuzimin e Nagelsmann – rinovoi me Gjerrmaninë – bavarezët janë hedhur në sulm për Zizou. Me të cilin kanë tashmë një akord në parim.

Francezi, i vetmi trajner që ka fituar Champions League për tri vite radhazi, ka bërë kërkesa të rëndësishme në merkato për klubin para se të marrë një vendim përfundimtar.

Siç shkruan e përditshmja iberike, Zidane ka kërkuar siguri për merkaton e verës, me referime të qarta për përforcimet që dëshiron të ketë në dispozicion për t’i thënë po projektit.

Mundo Deportivo, në veçanti nënvizon se kërkesat për përforcime i përkasin repartit mbrojtës. Bayerni, që zakonisht i kënaq trajnerët, ka dhënë miratimin duke bërë që të gjendet gjuha e përbashkët.

Me 51-vjeçarin që kështu do të kthehet në stol pas tri sezoneve pushim, pas impenjimit të fundit me Realin. Los Blancos janë rivalët e ardhshëm në Champions të bavarezëve, një kompeticion që Tuchel dëshiron ta fitojë para lamtumirës.

Projekti bavarez, gjithmonë në luftë për të gjithë titujt në Gjermani dhe çdo vit ndër favoritët e Championsit, mund të jetë ai i duhuri për Zidane për t’iu rikthyer profesionit të trajnerit pas një pushimi të gjatë.