Ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani është shprehur së fundmi në një prononcim për Top Channel kundër formulës së re të kampionatit me skemën “Final 4”. Xhani, theksoi se formula e re sërish nuk solli tifozë mjaftueshëm në stadium duke u shprehur se Partizani në finalen ndaj Egnatias kishte tetë mijë tifozë, aq sa në kohën e tij kishte në ndeshje normale.
Kjo deklaratë e Xhanit, u komentua edhe në emisionin “Elite Show” në SuperSport, ku sërish skema e re e Superiores ndez shumë diskutime.
Reagimi i ish-presidentit Xhani:
“8 mije tifoze ne kohen time ishin kur luanim me Fierin. Nuk meritojne tifozet e Partizanit bileta aq te shtrenjta. Sa i perket skemes se kampionatit, si gjithnje “alla Kinezeri”. Ata qe drejtojne klubet nuk kane kellqe te kundershtojne, megjithese e kuptojne qe kinezeria çon uje ne mullirin e murit kinez por jo tek kampionati.
Mese e turpshme, e papare dhe e padegjuar me pare qe kur luan Partizani stadiumi eshte bosh. Por edhe kjo nuk do shume mend e kalem kur shikon qe nje bilete kushton disa dhjetera mijero euro e ku njerezia eshte ne varferi te plote”.