Tirana mundi 1-0 Partizanin, në ndeshjen që u luajt në Air Albania (Java e gjashtë e Kategorisë Superiore). Pjesa e parë do kishte një ritëm të kënaqshëm, teksa skuadra e Shehit do kishte shansin e artë të kalonte përpara me anë të një penalltie.
Në shtesën e fraksionit të parë, Limaj gjuan saktë dhe e shndërron në gol. Në pjesën e dytë, ekipi i Dajës rrit presingun, por sërish pa konkretizime. Tirana ia del të mbrohet mirë, duke dërguar në shtëpi 3 pikë të arta.
Pas takimit për mediet ka folur Olsi Rama, drejtori i të kuqve. Rama shprehet tërësisht i pakënaqur me arbitrimin (Kujtojmë që arbitër ishte Eldorjan Hamiti, ndërsa në VAR ishte Kridens Meta).
“Nuk mund të japësh penallti me VAR e më pas të mos shikosh një ndërhyerje tjetër. Këta duhet të kenë turp. Këta duhet të kenë sedër. Ke VAR e televizion dhe vijon i bie të njëjtës vegël.
Unë harxhoj nervat e mia dhe them: A ja vlen të merem me këtë gjë? Dikush vendos me dy ose tre standarde. Djemtë e dijnë mirë se pavarësisht arbitrave, duhet të futen në fushë për fitore” – tha ai./newsport/