U duk se situata e veshtire rreth tij kaloi, por ka mjaftuar humbja 0-2 ne Rrogozhine ndaj Egnatias qe gjerat te rrokullisen serish dhe madje te precipitojne deri ne largimin e tij.

E kemi fjalen per Dejan Vukicevic i cili nuk është më trajner i Laçit. Kjo behet e ditur nga newsport.al sipas te cilit drejtuesit kurbinas kanë vendosur fundin e bashkëpunimit me malazezin.

Rezultatet jo të kënaqshme në Superiore i kanë dhënë fund aventurës së tij në krye të bardhezinjve.Pikërisht në këtë pauzë të kampionatit prej Botërorit “Qatar 2022”, drejtuesit kanë menduar shtrëngimin e duarve dhe koha e mjaftueshme u jep luksin për emrin e ri në pankinë.

Trajneri i ardhshëm do të përzgjidhet me kujdes për të arritur objektivat sezonalë. Aktualisht Laçi gjendet në kuotën e 14 pikëve në vendin e shtatë të Abissnet Superiore.

Prej kohesh ne fakt perflitet per emrin e Ramadan Ndreut, por kjo mbetet per t’u pare ne vazhdim, nese presidenti Laska do t’ia besoje pankinen atij apo do te kerkoje trajner tjeter.