Shqipëri-Itai ishte padyshim një festë sportive, për vetë domethënien e një miqësoreje mes dy vendeve fqinjë, me një kundërshtar që shqiptarët e kanë për zemër, por gjithsesi mbetet një 90 minutësh për t’u analizuar teknikisht për atë që dha. Një nga zërat që vlejnë të dëgjohen është padyshim ai i Skënder Gegës, trajnerit që solli titullin e shumëmunguar te Partizani, dhe me një barrë eksperience në supe. Ish-trajneri i Shpresave kuqezi përtej evidentimit të impaktit pozitiv dhe festës sportive i bën dhe një analizë 90 minutëshit të përfunduar me rezultatin 3-1 për të kaltërit.

“Golat e Italisë dukeshin si të thjeshtë por në fakt bëhet fjalë për një ekip me logjik, një ekip që ka vlera dhe cilësi për të të ndëshkuar. Ne patëm entuziazmin në pjesën e parë, unë mendoj që përveç golit të parë ku Italia u gjet në gjumë për çudi pasi Italia në këtë aspekt është shumë fanatike në mbulim. Ismajli përfitoi dhe shënoi, një kënaqësi për ne.

Për pjesën tjetër, Italia filloi të kontrollonte. Në pjesën e dytë pasi rezultoi shkoi 1-3, Italia nuk ishte më agresive dhe la hapësira, me pak fat mund ta ndëshkonim. Bëmë dy shtylla, kishim raste. Ishte diçka pozitive, por në ndeshje zyrtare ku është presioni i pikëve dhe i fitores mund të rezultojë ndryshe. Megjithatë, pati një impakt të mirë”.

Për sa i përket aspektit individual, Skënder Gega vlerëson kontributin e Uzunit në pjesën e parë, duke shpjeguar edhe arsyen e një Armando Broje disi në hije.

“Përveç Gjimshitit dhe Cikalleshit, pjesa tjetër ishte e njëjtë. Opinion priste titullar Asllanin, Uzuni bëri më tepër se të tjerët. Broja nuk u fut në lojë, jo për fajin e tij. Mesfusha nuk e ndihmoi dhe ishte i shkëputur, golat vijnë nga gabime individuale. Por, kështu ndodh në të gjithë botën, gabuam në vendosje dhe mbulimin e zonave boshe”.

Këtë të shtunë kuqezinjtë do të përballen me Armeninë, një kundërshtar që barazoi 2-2 përballë një Kosove me shumë risi në Fadil Vokrri të Prishtinës, një ndeshje që sipas Gegës duhet të shfrytëzohet nga Reja edhe për të eksperimentuar.

“Pashë Kosovën me Armeninë, ata ishin një grup i ri në fushë dhe kishte gjëra të mira. Kishte diferenca me titullarët, është Federata dhe stafi që të përvaktojnë impaktin që do të ketë. Në miqësoret e para kishte shumë lojtarë nga Superiorja dhe ishin të kënaqur, është momenti me i mirë për t’I afroar jo për qoka por për të treguar veten. Dje, Skuka ishte impresionues dhe kjo tregon që ai ka personaliet”.

Ndeshja me Armeninë do të jetë e fundit nën kontratë për teknikun Edi Reja. Skënder Gega vlerëson aspektet pozitive që ka sjellë trajneri italian, e megjithatë duket se opionioni i tij në lidhje me rinovimin ose jo të kontratës anon nga ideja për energji të reja .

“Nëse drejton Shqipërinë nuk është e thënë sa ndeshje kombëtare ke, do ballafaqohesh me Anglinë nuk mund të thuash me këta lojtarë nuk luhet. Duhen energji të reja, nuk them të jetë shqiptar apo i huaj. Por, nuk është Shqipëria e vitete ’30, duhet respektuar puna e secilit. E quaj jo profesionale faktin që lobohet gjatë eliminitarove duke nxjerrë emra trajnerësh. Kur të marrim një vendim të mos bëhemi pishman. Kombëtarja nuk është pronë private. Reja e kishte mundësinë për tre vite, Federata është në gjendje të gjejë një trajner të ri”.

Një trajner i huaj apo shqiptar për stolin e kombëtares? Më shumë se sa kombësia, Gega i mëshon faktit se për të ndërtuar të ardhmen duhet më tepër guxim.

“Të jesh pjesë e Interit dhe të luash vetëm shtatë minuta, tregon që gjërat duhet të ndryshojnë, duhet më shumë guxim. Nuk është se po mban Asllanin në stol dhe po fiton ndeshjen, nga ana tjetër, nëse Asllani luan atëherë është një lojtar i fituar. Nuk është e thënë që ke një tip loje dhe dikush të dalë jashtë formacioni, duhet të guxojmë më tepër, edhe për rinovimet duhet të guxojmë më tepër”.