Tek Vllaznia duket se e kane marre shume seriozisht çeshtjen e marketingut. Pas ekipit te meshkujve qe pak muaj me pare prezantoi sponsorin e ri, “Hospital One”, tashme edhe ekipi i futbollit te femrave do te kete nje sponsor gjeneral.

Burime te ndryshme te “Shkodra Sport” bejne te ditur se kemi te bejme me nje kompani te huaj e cila ushtron aktivitetin e saj edhe ne Shqiperi, e cila ka shfaqur interes per te sponsorizuar kampionen e Shqiperise.

Ecuria e shkelqyer e kesaj te fundit sidomos kete edicion kur arriti te kualifikohet deri ne fazen e grupeve te Champions League, ka ngjallur interesin e kesaj kompanie dhe jo vetem. Qe do te thote se nga neser do te nise zyrtarisht edhe bashkepunimi mes paleve.

Ekipi kuqeblu ka njoftuar pak minuta me pare se ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes dhe e prezantimit te sponsorit te ri te KFF Vllaznia do te zhvillohet ne oren 14.00 ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ne nje koktej ku jane te ftuar shume personalitete.

Po ashtu behet e ditur se Vllaznia duke filluar nga ndeshja e rradhes, ajo e se merkures tjeter ne France ndaj PSG do te luaje me fanellat ku ne pjesen e gjoksit te saj do te jete i vendosur edhe emri i sponsorit te saj te ri./SHKODRA-SPORT.COM/