Kane kaluar 10 dite nga ajo ndeshje ne mes Apolonise e Vllaznise qe perfundoi ne barazim 1-1 dhe presidentit te ekipit shkodran Lazer Matija ende nuk i ka ikur inati nga ajo çfare prodhoi ky 90 minutesh.

Ne nje prononcim gjate emisionit “Sport Arena” ne TV Rozafa mbremjen e se henes ku ai ka qene i ftuar, eshte shprehur: “Une kam reaguar pas ndeshjes duke ngritur zerin, fillimisht duke mos dhene emra, por te gjithe duhet ta dine se behet fjale per Koço Kokedhimen.

Njeriu qe dilte dhe u bente moral shqiptare se si mund te beheshin milionere dhe ky moral po shihet si po e jep efektin me njerezit qe ikin çdo dite e me shume nga ky vend, ka 2-3 vjet qe po mundohet te prishe edhe futbollin e femrave ne Shqiperi.

Une nuk jam i shqetesuar nga barazimi sepse kemi edhe ndeshje te tjera per te luajtur me kete ekip dhe do te tregojme se kush eshte Vllaznia apo Apolonia. Por me shqeteson menyra si punon pas kraheve per te shkaterruar Vllaznine, kete ekip qe ishte krenaria e Shqiperise edhe ne Europe me ato ballafaqime shume dinjitoze ndaj Ferencvarosh e Juventus.

Edhe ne kete ndeshjen e fundit u pa qarte se çfare ndodhi, menyra si e kishin pergatitur ndeshjen e shume gjera te tjera. Per te mberritur tek arbitrimi ku ndonese Federata kishte caktuar nje arbiter me pervoje edhe ne Superlige per ta drejtuar ate, vetem arbitrim korrekt nuk ishte.

Ne i kemi bere gati te gjitha rastet ne te cilat e ka ndeshkuar Vllaznine. Jane plot 23 raste ne pjesen e pare dhe 10 raste ne pjesen e dyte. Te pakten dy lojtare te Apolonise duhej te kishin dale me kartona te kuq per nderhyrje shume te rrezikshme, nje gol pozicion jashte loje kunder nesh e shume gjera te tjera.

Une mendoj se çdo gje eshte bere me qellim nga Koço Kokedhima ne bashkepunim ndoshta edhe me segmente te infektuara te Federates. Une nuk dua te fajesoj Federaten ne kete mes se po punon kunder Vllaznise, por me lind e drejta te mbroj skuadren time e cila eshte model ne sjellje e rezultate dhe nuk ka asgje te perbashket me kete futboll qe po mundohet te injektoje Kokedhima te Apolonia.

Duke vepruar ne kete menyre, nuk mund te ndalet Vllaznia. Por ajoq e dua te them une eshte se Koço Kokedhima eshte “kanceri” i futbollit shqiptar te femrave dhe nese Federata nuk ve dore shpejt, ky futboll mund te shkaterrohet”./SHKODRA-SPORT.COM/