Nëse Belgjika është eliminuar nga Botërori i Katarit një peshë e madhe e fajit shkon mbi Lukakun.

Ky i fundit ka shpërdoruar raste flagrante kundër Kroacisë, pa arritur që t’i japi fitoren Kombëtares së tij në finalen e madhe.

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, Lukaku ka shpërthyer në lot.

Më pas ia ka nxjerrë inatin pankinës duke e goditur me grusht. Gjithashtu lojtari i Interit është ngushëlluar nga Henry.