Tuesday, February 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLShpëtim Duro për të huajt në futbollin shqiptar: Është bërë një situatë...

Shpëtim Duro për të huajt në futbollin shqiptar: Është bërë një situatë konfuze. Në Kategorinë e Parë është skandal fare

Trajneri i njohur Shpëtim Duro ka dalë hapur kundër numrit pa limit të futbollistëve të huaj në futbollin shqiptar. Në një prononcim për median e shkruar ai është shprehur në këtë mënyrë për çështjen në fjalë:

“Është bërë një situatë konfuze me numrin e futbollistëve të huaj. Edhe në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Unë nuk jam shumë dakord, duhet limit. Ka skuadra që kanë cilësi, por ka edhe prurje dhe mbivendosje sidomos lojtarët e huaj që nuk bëjnë diferencën nga të vendasit dhe të rinjtë e akademive. Është bërë një situatë konfuze.

Në Kategorinë e Parë është skandal fare. Duel me 80% lojtarë të huaj. Unë them që nuk shkon dhe nuk i bën mirë futbollit. Kemi edhe lojtarë të talentuar siç ka Flamurtari.

Unë kam parë aty dy-tre elementë cilësorë, por është problemi që i ngushtohen hapësirat me këtë rregull. Ka cilësi, por brenda tyre ka edhe lojtarë që nuk e justifikojnë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments