Vllaznia barazoi me Tiranën në “Selman Stermasi”, duke marr kështu pikë të vlefshme ndaj një skuadre tepër të vështirë dhe me kualitete. Në përfundim të sfidës, më i miri i ndeshjes u përzgjodhë mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota, i cili shpëtoi në minutat e fundit ekipin e tij nga një gol i sigurt.

Rasti i golit i shpëtuar nga ju në minutat e fundit?

“Mesa kujtoj ishte një dyluftim midis portierit dhe sulmuesit. U gjenda unë aty. Mu bë qejfi që isha unë aty, pasi ishin minutat e fundit dhe do të ishte fatale për ne. Pasi nuk kishim minuta për të reaguar”, tha Malota.

Ndeshje ndryshe nga ajo me Bylis:

“Ne nuk e kemi luksin të kemi lojtarë të të njëjtit nivel. Mungesat kanë bërë të tyren. Mendoj që ata që u futën dhanë maksimumin. Nga ana tjetër taktika ishte pozitive. Që i bëm presion lartë Tiranës dhe ta mbanim sa më lartë”, u shpreh Renato Malota.

Këshillë nga studio: “Mos u merrni më me arbitrat”. Cili është objektivi juaj?

“Keni të drejtë për këtë që sapo thatë. Duhet parë që ne kemi ardhë nga kategoria e dytë. Dhe gati 60 % e ekipit ka ardhë në verë. Besoj se ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe më pas do të shohim nëse kemi mundësi për më lartë apo jo”, tha Malota.

Rivalët tonë?

“Besoj se jemi 3-4 ekipe që jemi aty aty. Mendoj se LAçi, Bylis dhe Skënderbeu, pavarësisht se skuadrat kanë patur ato luhatjet e tyre”, u shpreh Malota.

Del përsëri lojtari më i mirë i ndeshjes, për Vllazninë:

“Siç shikohet ne po vuajmë një sulmues tipik pyk. Deri në janar do ta shtyjmë, të marrim maksimumin e pikëve. Më pas në janar të shohim të marrim lojtarë aty ku ka nevoj ekipi”, përfundoi Malota.