Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Shpikje' në futbollin shqiptar, lojtari luan në vend të futbollistit të skuadrës...

‘Shpikje’ në futbollin shqiptar, lojtari luan në vend të futbollistit të skuadrës tjetër me emrin e këtij të fundit

Çudirat në sportin shqiptar nuk kanë të mbaruar. Së fundmi, në Kosovë një futbollist është përjashtuar pa afat pasi u vërteta se kishte përdorur emrin e një lojtari të një ekipi tjetër për t’i zënë vendin.

Bëhet fjalë për lojtarin e Vjosës (ekip i ligës së tretë në Kosovë) Besart Deliu, i cili ëshë përjashtuar nga të gjitha takimet e këtij sezoni.

Kjo për shkak se u vërtetua që kishte përdorur të dhënat personale të futbollistit të Përparimit Musa Hysenaj për të luajtur në takimin Përparimi-Korencia në datën 1 nëntor.

Komsioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës do të marrë një vendim të dytë për lojtarin Besart Deliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments