Vllaznia ne volejboll per meshkuj ka mundur pasditen e sotme kampionen ne fuqi te vendit, Tiranen ne shifrat 3-1 ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe me kete fitore ajo ka konsoliduar vendin e trete ne renditje.

Por duket se ambicjet e ekipit shkodran jane per te shkuar edhe me tej sepse skuadra po rritet çdo dite e me shume. Me ardhjen e kanadezit Dube ajo eshte forcuar, por trajneri Kalaja ka lene te kuptohet se ne te ardhmen mund te kete edhe ndonje perforcim tjeter.

“Kjo është skuadra që unë kërkoj. Tirana është një skuadër që ka investuar në lojtarë. Jemi stërvitur, e kemi marrë seriozisht. Ekipi është mobilizuar. I përgëzoj djemtë, pasi deri në momentin e fundit ato nuk u dorëzuan, duke treguar që kanë karakter të fortë.

Janë të përgatitur fizikisht, por ishte gjendja morale që i bëri të fitojnë kundër një skuadre shumë të fortë. Kampionati është i gjatë. Kjo fitore na bën të stërvitemi edhe më mirë. Ky rezultat ishte shumë pozitiv, pasi tregoi që ekipi është i mobilizuar, i karikuar. Ndeshja në Tiranë mund të jetë më e fortë, por edhe ne do të jemi më të fortë.

Jemi duke u stërvitur fort. Kjo fitore na gëzon, por nuk na vë në gjumë. Kampionati është i gjatë. Pretendimet tona janë që të jemi në mes të dy skudrave më të mira të kampionatit, por objektivi minimal është të jemi në katërshe”./SHKODRA-SPORT.COM/