Kombëtarja shqiptare po kalon një formë fantastike, ndoshta një ndër më të mirat në histori. Por ajo ç’ka i vë “kapakun” kësaj forme, është kualifikimi në Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani verën e ardhshme.

Një kualifikim që duket shumë pranë, që për Shqipërinë do të ishte hera e dytë që merr pjesë në një kompeticion të tillë, pas vitit 2016.Ndërkohë, në krahun tjetër, UEFA ka dhënë një lajm mjaft të mirë për të gjithë tifozët.

Zyrtarët e UEFA-s kanë nëshkruar një marrëveshje që çdo tifoz që ka biletë për ndeshjen do të ketë edhe një kartë udhëtimi 36-orëshe për ta përdorur në transportin publik në 10 qytetet pritëse. Gjithçka do të jetë pa kosto shtesë nga ora 06:00 e ditës së ndeshjes që do të zhvillohet e deri në orën 18:00 të ditës tjetër.

Tifozët do të jenë në gjende të udhëtojnë pa asnjë pagesë shtesë në rast se kanë biletën e stadiumit. Një lajm mjaft i mirë ky për tifozët shqiptarë që pritet të “pushtojnë” Gjermaninë./newsport/