Ndizet sifda e nesërme mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, teksa të gjithë në qytetin më të madh juglindor të Shqipërisë janë gati që nesër në orën 17:00 të jenë prezentë në stadium.

Ka qenë klubi “Skënderbeu” që ka shtuar thirrjet në adresë të tifozëve, ndërkohë që pak momente më parë ka bërë edhe thirrjen më të fundit: Ju presim!

Është një thirrje enkas për “Ujqërit” të cilët kanë treguar se gjithmonë që janë dashur të jenë në stadium, nuk kanë munguar.

Ndeshja e nesërme në orën 17:00 pritet të jetë një përballje “zjarr”, takim që Skënderbeu do të kërkojë vetëm fitoren, si alternativën e vetme në këtë 90 minutësh.

Edhe në orët në vazhdim nuk do të mungojnë thirrjet në drejtim të tifozërisë e cila pritet që nesër të jetë e shumtë në numër në mbështetje të skuadrës ë tyre të zemrës./korca-boom/