Vllaznia ne volejboll per meshkuj mund Tiranen kampione ne fuqi. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, djemte e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja kane fituar me rezultatin 3-1 duke treguar se sivjet gjerat do jene ndryshe.

Ata kane zhvilluar nje ndeshje shume te mire duke treguar se edhe me ardhjen e kanadezit Dube, nuk do mjaftojne thjesht me nje pjesmarrjen ne fazen play-off, por do te synojne shume me teper.

Vllaznia e ka nisur mire ndeshjen dhe e ka fituar setin e pare me rezultatin 25-21. Tirana kuptohet qe nuk pajtohet me nje start te tille dhe reagon ne te dytin te cilin e fiton 25-18 duke barazuar kesisoj numrin e seteve ne 1-1.

Por shkodranet duken te vendosur per ta fituar me çdo kusht kete ndeshje dhe ne te tretin fitojne lehtesisht 25-16. I katerti ka me shume rivalitet megjithate pas gjysmes se tij jane shkodranet ata qe tregohen me te sakte dhe udheheqin duke shkuar te sigurte drejt fitores duke e mbyllur kete set 25-23 dhe kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Nje merite ne kete sukses kane te gjithe volejbollistet duke filluar nga kapiteni Qafarena e per te vazhduar me kanadezin Dube qe tregoi se do te jete nje pike e forte e ketij ekipi, per te vazhduar me Lloshin, Rrashketen, Juknin, Çekinin por edhe te rinjte Jula, Talani, Lleshi e Curraj./SHKODRA-SPORT.COM/