Nuk ka pushim për Kombëtaren e Shqipërisë dhe trajnerin e saj Edoardo Reja. Pas miqësores me Arabinë Saudite, e cila u mbyll në barazim 1-1, kuqezinjtë do të vijojnë përgatitjet për një tjetër ndeshje.
Këtë rradhë vjen miqësorja me Katarin, e fiksuar për t’u luajtur në datën 9-nëntor. Natyrisht, në dispozicion të trajnerit Reja, do të jenë futbollistë që do të luajnë në kampionatin shqiptar.
Ashtu si ndaj Arabisë Saudite, edhe ndaj Katarit, trajneri italian i kuqezinjve do të ketë mundësinë për të parë dhe për të përzgjedhur ndonjë futbollist që mund t’i shërbejë për ta aktivizuar me Kombëtaren A.
Ndoshta, edhe këtë ndeshje miqësore me Katarin, mund të ketë vend sërish për disa futbollistë të Vllaznisë. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme, atëherë edhe kur trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, do të publikojë listën e tij për miqësoren me Katarin.
Maringlen ZHIVANI