Shqiperia e boksit e ka mbyllur me tre medalje bronzi Kampionatin e pare Ballkanik qe po zhvillohet ne Antalia te Turqise. Tre boksieret e kombetares kuqezi qe kishin arritur deri ne gjysmefinale, pikerisht Arjon Kajoshi, Alban Beqiri dhe Indrit Laçi, nuk kane arritur dot te fitojne dhe te kalojne ne finale.
Sidomos paraqitjet e Kajoshit dhe Beqirit kane qene shume te mira pavaresisht humbjeve te pesuara. I pari ka zbritur sot ne ringun e Antalias boksieri kryeqytetas Alban Beqiri i cili ne ndeshjen gjysmefinale te Ballkanikut ka patur perballe boshnjakut Asim Fetahoviç dhe ka humbur perballe tij.
Shkodrani Arjon Kajoshi nderkohe ka patur perballe turkun Serhat Guler dhe pavaresisht ndeshjes shume te mire qe ka bere, nuk ka arritur dot te shpallet fitues.
Edhe boksieri tjeter i kombetares tone, Indrit Laçi ka humbur perballe turkut tjeter Berat Acar ne ndeshjen e peshes +91 kg. Ne kete menyre, Kombetarja shqiptare e ka mbyllur kete Kampionat Ballkanik me tre medalje bronzi.
Ndoshta mundesite kane qene per me shume por gjithsesi per te marre te tjera medalje, por nderkohe duhet shtuar edhe me shume puna me boksieret dhe padyshim qe ata duan edhe me shume mbeshtetje.
www.shkodrasport.com