Ka mjaftuar një gol i Kreoviç, gjashtë minuta përpara përfundimit të ndeshjes, që Kroacia e moshës deri në 20 vjeç të dilte e fituar nga “Elbasan Arena”. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë U-20, e cila drejtohet nga Ilir Biturku. Pjesa e parë ka pasur shumë pak gjëra për të thënë.
Ne kete ndeshje jane aktivizuar me kombetaren tone plot nente shkodrane. Tre prej tyre e kane nisur takimin si titullar dhe pikerisht mbrojtesit Elmir Lekaj dhe Enes Isufi si dhe mesfushori Erald Lakti. Isufi madje ne një rrëmujë te krijuar në zonën kroate ka qene shume prane golit ne pjesen e pare.
Pjesa e dytë ka nisur me zëvendësime në të dy krahët dhe ne fushe kane qene edhe shkodranet e tjere duke filluar nga portier Qarri, mbrojtesi Kalaj, mesfushoret Sala e Daija si dhe sulmuesit Çoba e Vukaj. Disa prej tyre kane qene protagoniste dhe ne dy- tre momente edhe mund te kishin shenuar.
E atëherë kur të gjithë mendonin se ndeshja po shkonte drejt një barazimi pa gola, Kreoviç prish atmosferën e miqësores me golin e tij. Madje Kroacia mund të kishte shënuar përsër në të 84’ me anë të Krismaniç, por gjuatjen e tij me kokë e ka neutralizuar portieri Qarri. Shansin e fundit për Shqipërinë për të barazuar e ka pasur Vukaj në një goditje dënimi në të 88’, e cila nuk ka pasur saktësinë e duhur. Përfundimisht 1-0 për Kroacinë, e cila del e fituar në këtë miqësore të moshës deri në 20 vjeç.
Megjithate per ne vlen fakti qe pjese e kesaj kombetareje kane qene ne kete ndeshje plot 9 futbolliste shkodrane dhe sigurisht qe ata jane e ardhmja e ngjyrave kuqezi.
www.shkodrasport.com