Kombëtarja shqiptare e boksit do të përfaqësohet me 4 sportistë në finalet e nesërme të Memorialit të 13-të ndërkombëtar “Vllaznia 2016”. Ky është verdikti i dalë nga ndeshjet e ditës së dytë të këtij aktiviteti. Në këto ndeshje, kanë konkurruar edhe katër boksierët tanë. I pari, vlonjati Krenar Zeneli ka arritur të fitojë ndaj shqiptarit të Maqedonisë Jasin Lama. Ndërkohë në ndeshjen e peshës 75 kg Mateo çullhaj është mundur nga kazakistanasi Alzhanov. Po për këtë peshë, Shkodrani Arjon Kajoshi ka arritur një tjetër fitore, këtë herë ndaj malazezit Sabotiç.
Ndërkohë për peshën 91 kg Emiliano Xhediku është ndeshur me ukrainasin Pinchuk por është mundur prej tij duke mos u kualifikuar për në finale. Në këtë mënyrë tashmë me interes priten ndeshjet e ditës së nesërme, asaj finale të këtij Memoriali ku në ringun e “Qazim Dervishit” do të ngjiten edhe katër boksierët tanë, Krenar Zeneli, Arjon Kajoshi, Syrjan Marinaj dhe Nelson Hysa. Objektivi sipas trajnerit Gjoni është zënia e të paktën dy vendeve të para në këtë aktivitet. Ja rezultatet e ndeshjeve të ditës së dytë:
Dita e dytë:
56 kg Jasin Lama (Maqedoni)- Krenar Zeneli (Shqipëri) 0-3
64 kg Nikoll Rrasi (Kosovë)- Irfan Mekiç (Mali i Zi) fiton Mekiç me tërheqje të kundërshtarit
64 kg Oganisian Mger (Ukrainë)- Maulen Oskenbek (Kazakistan) 3-0
75 kg Mateo çullhaj (Shqipëri)- Yerik Alzhanov (Kazakistan) 0-3
75 kg Ermin Sabotiç (Mali i Zi)- Arjon Kajoshi (Shqipëri) 0-3
91 kg Armen Xhoxhaj (Kosovë)- Tervel Pulev (Bullgari) 3-0
91 kg Emiljano Xhediku (Shqipëri)- Konstandin Pinchuk (Ukrainë) 0-3
Gjergj KOLA