Shqipëria ka mundur 2-1 Katarin në miqësore e luajtur mbrëmjen e sotme. Ka qenë një ndeshje e cila prodhoi tre “gola rrufe” për shtatë minuta, duke nisur direkt nga fillimi i pjesës së dytë, çka krijoi përshtypjen e një “festivali” golash, por nuk ndodhi kështu. Sepse pas dy “rrjetave” të Bakajt, në minutën e 46-të, e të Bogdanit, në minutën e 50-të me penallti, u shënua edhe goli i vetëm për Katarin, duke vulosur që aty fitoren përfundimtare 2-1 të të besuarve të De Biazit. Në stadiumin e Rajo Valekanos, kuqezinjtë tanë, nën drejtimin e trajnerit italian, zhvilluan kësisoji testin e radhës, në kuadër të përgatitjeve për fushatën kualifikuese në grupe të Botërorit 2014. Pa praninë e asnjë kamere në stadium, pa e transmetuar asnjë kanal televiziv, një kërkesë e Katarit kjo, që ishte edhe organizator i kësaj miqësoreje. Shqipëria luajti me këtë formacion: Shehi, Dallku, Cana, Mavraj, Veliu, Vila, Bulku, S.Lilaj, Bakaj, Cani, Bogdani. Pas pak ditësh do jetë ndeshja e rradhës, ajo me Iranin e cila do të luhet në Turqi.
www.shkodrasport.com