Opinion nga Roland LUÇI

Nuk kam arritur kurrë të kuptoj një veprim të tillë, të mospërdorjes më të fanelës me një numër të caktuar në shpinë, ide e shpikur kushedi se në çfarë laboratori idiot dhe kopjohet majmunërisht tani dhe në Shkodër duke u shpallur dhe nga media të veçanta lokale si arritje origjinale të nivelit të njohjes së vlerave të futbollistëve të Vllaznise, në rastin konkret të Sinanit.

Sinqerisht nuk arrij të krijoj asnjë lidhje me mospasjen më në dispozicion të numrit 9 te Vllaznia me figurën e një lojtari të caktuar, kushdo qofte ky.
V.Sinani ka shenuar numrin me te madh te golave ne kampionatin shqiptar dhe ky eshte nje fakt i njohur,por lidhjen e numrit te golave te shenuar me heqjen nga qarkullimi te faneles me nr.9 nga ekipi shkodran me duket absurd.Nuk arrij te kuptoj lidhjen,kam nevoje per sqarim dhe argumentim te ketij gjesti,dhe jo vetem une,por dhe shume te tjere qe ne forume sportive jane shprehur per kete teme.Justifikohet nga dikush si nje kopjim i nje veprim te klubit gjerman Schalke 04 qe paska vendose te nderoje plakushin Raul qe luajti vetem dy sezone ne Gelsenkirchen ku nuk arriti as te mesoje asnje fjale gjermanisht duke mos i dhene asnje lojtari ne te ardhmen fanelen me nr.7!
Te nderuar zoterinj:Ne duhet te perfitojme nga arritjet e botes perendimore dhe jo çdo veprim te saj ka kopjojme apriori se ajo shprehja e famshme qe “jo çdo gje qe shndrit eshte ar” vlen akoma dhe ne ditet tona dhe duhet te pranojme se edhe idiotizma skandaloze ndodhin ne Evropen ku ne synojme te shkojme,dhe jo vetem ne sport zoterinj….
Po te ecte bota e futbollit me logjiken si e ndonje funksionari medioker te Schalke-s,nuk do te kishim sot mundesi te shihnim ne stadiume 10-en e Peles,14-en e Cruijff-it,9-en e Müller-it apo 5-en e Beckenbauer-it.
Ekipi i futbollit,ne kete rast Vllaznia,presupozohet e “perjeteshme”,kurse aktoret e saj te perkohshem dhe nuk ka si te jete ndryshe.Ne kemi pasur nje tradite te shkelqyer qe presupozon vazhdimesine si simbol te jetes dhe riperteritjes-dhenien e faneles nga lojtari qe largohet perfundimisht nga fusha e futbollit pasardhesit si pasqyrim logjik ne fund te fundit edhe te ligjeve te jetes:Trashegimia i dorezohet brezit te ri me shpresen qe nen ate simbolik te eci me perpara,me shpresen dhe deshiren pozitive qe ti thyej edhe rekordet e deritanishme te vendosura nga fanele-mbajtesi aktual.Tani po na predikohet e kunderta!
Perveç kesaj numrat e fanellave ne futboll misherojne nje tradite mbi 100-vjeçare te futbollit zyrtar dhe sidomos disa prej tyre qe jane te lidhura me pozicionet kyç ne skuader (ose si te thuash me pozicionet qe bien me teper ne sy te publikut,se futbolli eshte nje loje kolektive dhe ne kuptimin e vertete te fjales nuk mund te flitet per pozicione paresore apo dytesore) si ato te portierit,mbrojtesit te qendres (te brendshem),mesfushorit ofensiv apo qendersulmuesit te cilat tradicionalisht jane te lidhura me numrat 1,5,10 dhe 9 qe ne nje fare mase jane dhe numrat me te “deshiruar” per lojtaret ne fjale.Pse duhet te privojme talentet e ardhshem nga mbajtja e nje numri te tille me nje simbolike emocionale te larte,kete duhet te na e sqarojne propozuesit e veprimit qe po diskutojme.
Po te jete se u nderoka lojtari duke i hequr nga qarkullimi numrin me te cilin ka luajtur,atehere konkretisht te Vllaznia duhej prej kohesh te mos kishte numrat qe permenda me siper se ato i kane mbajtur te medhenjte P.Ndoja,R.Rragami,M.Zhega apo S.Bizi,mos me thene qe ne nje periudhe te caktuar po te vazhdohet keshtu do te duhej te kalonim me simbole aziatike ne fanela (thoshte nje komentues i “Shkodrasport”),se numrat aktualet u jane lene per “souvenir” ish-lojtareve te dikurshem,gje qe per mua eshte ne kufijte e absurditetit.
Nga ana tjeter te mos kesh lojtar ne fushe me Nr.9 ne nje fare menyre te krijohet pershtypja se je pa qendersulmues,pra as nga ana optike nuk do te ishte normale.Llogarisni sikur te mos kishim as numrin 1 te portierit,10-ten e Zheges etj. dhe do te kishim ne fushe nje ekip te veshur me uniforme sharlatane tallese me vete futbollin qe ka krijuar ne dekada figuren e vet origjinale,qofte dhe me numrat qe mbajne lojtaret ne fushe.
Po qe se me te vertete Bordi drejtues i Vllaznise do te marr nje vendim te tille sipas meje absurd,jam i bindur se sportdashesve shkodrane,ekipit te Vllaznise,Sabah Bizit,por dhe Sinanit vete do tu mungoje simboli i qendersulmuesit ne fushe (ruajna Zot te vazhdohet me kete praktike dhe me numrat e tjere te permendur me lart) dhe sigurisht qe ne te ardhmen e afert ky vendim do te abrogohet!
Une e konsideroj nder jo vetem te luash me fanellen e Vllaznise,por dhe te mbash numrin e nje paraardhesi te shquar si nje pasuri dhe dedikim ndaj te cilit duhet shume kontribut qe ta meritosh.